AGO Ilija (Ilo)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 maj të vitit 1938, në fshatin Liqenas të Korçës. Më 1 prill 1976, Gjykata e Korçës e dënoi me 6 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 83.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]