AGO Istref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1911, në Korçë. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik i popullit dhe sabotator pushteti» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtës civile dhe punë të detyruar baraz me kohën e dënimit. Vendimi mori formë të prerë më 15 tetor 1960. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 644.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]