(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 13 shkurt të vitit 1919, në fshatin Moçan të Korçës. U arrestua më 3 korrik 1945 dhe më 22 gusht të po atij viti Gjykata Ushtarake e Qarkut të Tiranës e dënoi me 1 vit heqje lirie për dezertim nga ushtria. U arrestua sërish më 8 shtator 1946 dhe më 2 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «se “Si armik i popullit” ka … qenë organizator dhe drejtues i grupit në ushtri, i cili së bashku me tre të tjerë ka qenë i lidhur me reaksionin e jashtëm dhe të mbrendshëm…» etj., dhe e dënoi me vdekje. U ekzekutua më 9 tetor 1946. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 18, 19.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit