(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 20 maj të vitit 1921, në fshatin Moçan të Korçës. Më 15 mars 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor «për dhënien ndihmë bandave të armatosura», dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1958, dhe më 11 shtator të po atij viti Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 520.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]