AGOLLI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 maj të vitit 1922, në fshatin Bilisht të Devollit. Më 22 gusht 1977, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës e deklaroi fajtor për «krimet e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe fyerjes së përfaqësuesit të pushtetit», dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 523.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]