AJAZI Sure
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në fshatin Prezë të Tiranës. Shërbeu si oficer në ushtrinë franceze. U shpall «kriminel lufte dhe armik i popullit». Për këtë arsye, më 10 maj 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shijakut urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Një vit e gjysmë më vonë, më 11 nëntor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tiranës përsëriti urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së tij të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 73, 6 gusht 1946, f. 5; Gazeta Zyrtare, nr. 7, 31 kallnor 1947, f. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]