Gjatë 3 ditëve të Festivalit Shqiptar 2025 në mjediset e Kishës Orthodokse Fjetja e Shën Marisë në Uster në Masaçusec ngjalli interes për vizitorët edhe Akademia e Shën Kozmait. Mbi bazat e një shkolle klasike në mësimet mbi shkrimin, leximin, aritmetikën dhe artet edukatorët e saj synojnë një formimin të shëndetshëm ku e vërteta, e mira dhe e bukura t’i orientojnë nxënësit me rritjen e tyre gjatë gjithë jetës dhe më pranë besimit tek Perëndia. Philip Economou dhe Frankli Zdruli tregojnë pak nga kjo përpjekje që nisi, interesimi dhe vlerësimi në këto hapa të parë. Akademia e Shën Kozmait pranon pa dallime dhe është e hapur për çdo nxënës të bashkësisë qytetare të Usterit.
Adresa: St Kosmas Academy
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Akademia e Shën Kozmait" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/akademia-e-shen-kozmait