ALBANER, DER

Albaner, Der

Viti:
2010

Zhanri:

Shteti:
Shqipëri, Gjermani

Prodhuesi i filmit – Studio:

Data e Publikimit:
30/10/2010

Regjia:
Johannes Naber

Producent:
Schönfelder Boris, Dritan Huqi

Skenari:
Johannes Naber, Christoph Silber, Andeta Spahivogli, Alexander Steimle

Muzika:
Biehler Oliver

Aktorë:
● Nik Xhelilaj
● Hassan Charour
● Stipe Erceg
● Eva Löbau
● Yllka Mujo
● Çun Lajçi
● André Hennicke

Subjekti:
Filmi që për rrëfim ka historinë e dëbimit të emigrantëve nga Gjermania – e cila ndjek fatin e një shqiptari – ka qenë fokusi i prezantimit të ditës së parafundit të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFilmFest”. Regjisori i filmit “Der Albaner” (Shqiptari), Johannes Naber ka prezantuar gjithë rrugëtimin e filmit realizimi i të cilit siç ka thënë ai – ka qenë mision i pamundur. “Shqiptari”, në konkurrencë zyrtare në “PriFilmFest” është dhënë të hënën në mbrëmje. Ideja ka qenë bërja e një rrëfimi për emigrantët ilegalë. Kemi hulumtuar për këtë dhe asnjë histori nuk e ka përshkruar më mirë gjendjen e rëndë të emigracionit sesa ajo e një shqiptari”, ka thënë Naber, duke shtuar Shqipëria ka qenë vendi ku ai ka përfunduar pas një kërkimi të gjatë të kësaj historie. Shqipëria, emër i panjohur për shumë njerëz, më priti shumë mirë. Gjeta shumë njerëz që ma dëshmuan atë që shumë njerëz në Gjermani më patën thënë të kundërtën. Më patën thënë se do të ishte e pamundur të realizohet një film për shqiptarët dhe me shqiptarët. Kam rrezikuar duke lënë anash skepticizmin dhe tani e kuptoj që kam bërë shumë mirë”, ka thënë Naber. Filmi në të cilin luajnë aktorët Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Çun Lajçi, Luan Jaha, Ivan Shvedoff, Amos Zavaria, Stipe Erçeg për regjisorin Naber është një udhëtim në anën e errët të ëndrrës evropiane. “Historia e Arbenit (Nik Xhelilaj) është shpërfaqje e përballjes me urrejtjen, mosmikpritjen dhe dëbimin. Aty ku askujt nuk i bën për asgjë dhe dëbimi me para mbizotëron. Kjo e ka bërë të fortë filmin”, ka thënë Naber, duke shtuar se asnjë aktor tjetër nuk do të kishte luajtur këtë rol më mirë sesa Xhelilaj. Duke folur për festivalin dhe arsyen që e ka shtyrë të marrë pjesë në “PriFilmFest”, Nabor ka thënë se vendimi ka prapa qëllimin e thyerjes së skepticizmit për të prezantuar një projekt që tregon fuqinë e filmit. “Nuk pres çmime nga ky festival, por nëse në natën e ndarjes së çmimeve thirret emri im ose i filmit, do të isha shumë i lumtur që ta pranoj atë. Ajo çfarë unë dua të arrij të tregoj me këtë pjesëmarrje ka të bëjë me fuqinë treguese të këtij filmi gjermano – shqiptar”, ka thënë Naber. I njëjti film është prezantuar në Festivalin e Ffilmit në Moskë në pjesën e parë të këtij viti, ku është shpërblyer me çmimin “Silver Geroge”, ndërsa aktori Xhelilaj është shpërblyer me çmimin për aktorin më të mirë të këtij festivali. Regjisori Naber ka hyrë në botën e kinematografisë më 1995 dhe është autor i shtatë filmave.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]