Algë
(Term – Mjedisor)
Algë
(anglisht: Alga)
✦ Leshterik; bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vendet me ujë. Organizma që përmbajnë klorofil e që ndodhen si në ujin e kripur, ashtu edhe në ujin e ëmbël; nuk kanë lule ose farëra, por riprodhohen me spore njëqelizore. Ndryshojnë përsa i përket madhësisë nga qeliza të vetme deri në alge gjigante, që arrijnë mbi 3,5 metra gjatësi. Janë katër llojesh të murrme, të kuqe, të gjelbra dhe të gjelbra në të kaltra. Alget përdoren si shtesa ushqimore, si ushqim për kafshët, si burim jodi etj. ato përmbajnë lëndë të ndryshme minerale, vitamina, proteina dhe aminoacide të pazëvendësueshme. Alget e gjelbra në të kaltra ndotin ujin dhe janë helmuese për peshqit dhe kafshët e tjera të ujit.