ALIAJ Avni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 mars të vitit 1930, në fshatin Çorrush të Fierit. Më 19 shtator 1952, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor «se ka strehuar dhe furnizuar kriminelët me bashkëveprim», dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, por u la i lirë me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. U arrestua sërish më 1981, dhe më 5 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë » dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 399.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]