ALIAJ Përparim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 shkurt të vitit 1949, në fshatin Shkozë të Vlorës. Më 4 tetor 1975, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 589.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]