(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 2 gusht të viti 1916 në fshatin Bolenë të Vlorës. Më 13 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si «kriminel lufte dhe armik të popullit». Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 5 tetor 1945. U ekzekutua më 9 nëntor të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 245, 246.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]