(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1919, në fshatin Kuç të Vlorës. U arrestua më 23 mars 1945, dhe më 19 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik i popullit» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, punë të detyrueshme dhe humbjen e të drejtave qytetare për 2 vjet kohë. U lirua me amnisti, më 28 nëntor 1945. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 649.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]