(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 korrik të vitit 1925, në Libohovë. Në moshën 17-vjeçare aderoi në Ballin Kombëtar. Në vitin 1945 u arratis në Greqi, ku u inkuadrua në forcat Aleate. Pas gjashtë muajsh, u kap në kufi. Më 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për «dhënie informacioni të huajve kundër shtetit». Pas kryerjes së dënimit, u internua për 29 vjet në Mamurras. U lirua në vitin 1991. Vepra: «Fundi i udhës së gjatë» (1999), «Gjysmë shekull në kthetrat e djallit» (Tiranë, 2003), «Genocidi mbi eliten intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist/ Genocide on the intellectual elite of the albanian nation under the communist terror» (Tiranë, 2007), «Genocidi gjysëmshekullor në Shqipëri/The half century genocide in Albania » («Emal», Tiranë, 2010). Tomorr Alikoja është dhe autor i skenarit të filmit dokumentar «Zhdukja e inteligjencës shqiptare gjatë vitëve 1944-1951 », prodhim i Televizionit Publik Shqiptar (2008). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 139.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit