(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 31 dhjetor të vitit 1927, në fshatin Kuç të Skraparit. Më 1 qershor 1945, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor «për hapjen e parullave disfatiste në ushtri» dhe për tentativë arratisjeje dhe e dënoi me vdekje. U ekzekutua më 30 qershor të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 209, 210, 211.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]