ALIMERKO Hysni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 janar të vitit 1919, në fshatin Tragjas të Vlorës. Më 21 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit, me bashkëveprim» dhe e dënoi me vdekje dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Më vonë, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë ia ktheu dënimin në burgim të përjetshëm. U lirua më 25 qershor 1963. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 634.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]