(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ushtarak. Lindi në fshatin Gur-Lurë të Dibrës. U dënua me akuzën se «ka qenë Oficer i Milicis, Oficer në Ballin Kombëtar, ka marrë pjesë aktive në luftimet kundra partizanve, ka sabotue punët e pushtetit, ka mbrojtur rrymat reaksionare, asht mundue të lehtësojë punët e tyne dhe si i tillë cilësohet si armik i popullit (kriminel lufte)». Për këtë aryse, më 9 nëntor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shumbatit urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 18, 26 shkurt 1947, f. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]