ALIZOTI Fejzi Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Riza Alizotit [shih]. Lindi më 17 shtator të vitit 1946, në qytetin e Tiranës. Më 16 korrik 1970, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]