ALLÇI Elez
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 janar të vitit 1936, në fshatin Viçidol të Tropojës. Në fund të vitit 1962 u arratis, bashkë me të vëllanë, Ademin [shih], në Kosovë. Aty i arrestuan dhe i burgosën në kampin e Gjirakovcit në Pejë. Gjashtë muaj më vonë, më 29 maj të vitit 1963, i kthyen në pikën kufitare të Morinës, ku i priste Sigurimi i Shtetit dhe vetë Kadri Hazbiu. Pas dhjetë muajsh hetuesie në birucat e Bajram Currit, më 7 shkurt 1964, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Dënimin e vuajti në burgje e kampe të ndryshme të vendit, si në Laç, Elbasan, Burrel, Spaç, Ballsh dhe në Zejmen të Lezhës. Në vitin 1999 u vendos në Baballeq të Kosovës, ku dhe vdiq më 20 shtator të vitit 2002. Ndue Ukcama, Zgjimi i dragojve, Tiranë, 2005, f. 87, 92, 263.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]