ALLÇI Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Viçidol të Tropojës. Pas arrestimit të të vëllezërve, Ademit [shih] dhe Elezit [shih], u internua, me gjithë pjesën tjetër të familjes Allçi, në Lekbibaj. U arrestua më 18 korrik të vitit 1977, bashkë me të vëllanë, Halilin [shih], dhe u dënua me një vit e gjysëm burg. Ndue Ukcama, Zgjimi i dragojve, Tiranë, 2005, f. 181-182.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]