(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 maj të vitit 1949, në Peshkopi. U arrestua më 4 prill 1964 dhe më 2 qershor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Dibrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Një vit më vonë, më 15 shkurt 1965, iu fal me dekret pjesa e mbetur e dënimit. U lirua më 24 shkurt 1965. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 156, 157, 158.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]