(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 gusht të vitit 1931, në fshatin Kurdari të Matit. Më 25 maj 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Vendimi mori formë të prerë me vendim të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, më 8 korrik 1954. U lirua më 1962. Në vitin 1979 u arrestua sërish, dhe më 15 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundra pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 1989. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 347; Xhevahir Gradica, Si i dogjën e i vranë Allamanët e Matit, në «Metropol», E martë, 29 dhjetor, 2009.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit