(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 4 gusht të vitit 1929, në Librazhd. Më 15 tetor 1976, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 10 nëntor të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 678.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]