ALLIU Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 8 maj të vitit 1890, në fshatin Strikçan të Bulqizës. U dënua si «kriminel lufte dhe armik i popullit». Për këtë arsye, më 25 nëntor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Zerqanit vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 16, 24 shkurt 1947, f. 1-2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]