ALLMUÇA Nuri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 shkurt të vitit 1938, në fshatin Mumajes të Tiranës. Më 31 janar 1977, Gjykata e Rrethit të Tiranës e shpalli fajtor për «krimin e diversionit, agjitacionit dhe të propagandës kundër pushtetit popullor » dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e plotë të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U pushkatua më 22 mars 1977. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 88, 89.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]