ALLUSHAJ (myftari) Mete

ALLUSHAJ (myftari) Mete
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 prill të vitit 1918, në fshatin Dukat të Vlorës. Më 23 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «pjesëmarrës në një grup të organizuar dhe për tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përhershme të të drejtave civile. Më 18 shkurt 1950, Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin me vdekje në 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. U lirua me kusht, më 16 dhjetor 1962. AISKK, F. 1, V.2012, D. 1, Fl. 685.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]