ALUSHI Belul
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 tetor të vitit 1939, në fshatin Radat të Ersekës. Më 14 shkurt 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion e propagandë» dhe «tradhëti ndaj atdheut». U lirua me kusht, më 19 gusht të vitit 1971. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 227.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]