ALUSHI Mitat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitit 1944, në fshatin Dukat të Vlorës. U arrestua më 7 gusht 1966. Më 21 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e plotë të pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme. U ekzekutua më 25 prill 1967. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 64, 65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]