ANASTASI Lazër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në Shkodër. Më 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor «për krime kundra shtetit, me bashkëveprim» dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politika baraz me kohën e dënimit. Në mbështetje të ligjit nr. 382, dënimi iu zbrit në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V.2012, D. 1, Fl. 691.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]