ANDONI Boris
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 qeshor të vitit 1912, në Korçë. U arrestua më 19 mars 1949, dhe më 3 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit kundra shtetit» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Dënimin e vuajti në burgun e Korçës. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 693.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]