Apasionata

Viti:
1983

Zhanri:
Dramë, Romancë

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana

Data e Publikimit:

Regjia:
Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj

Producent:
Qiriako Bullano

Skenari:
Peçi Dado, Nexhati Tafa

Muzika:

Aktorë:
● Kastriot Çaushi
● Matilda Makoçi
● Agim Qirjaqi
● Kadri Roshi
● Margarita Xhepa
● Spiro Duni
● Thimi Filipi
● Nertila Koka
● Marika Kallamata
● Ndrek Shkjezi
● Antoneta Papapavli
● Artan Sejko
● Luiza Xhuvani
● Esmeralda Hoxholli

Subjekti:
Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Bethovenit, nga një punë diplome bëhet lajtmotivi në dashurinë e Mirës (studente e pianos), dhe Arturit (student i pikturës). I cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës por e bën shkollën për t’i bërë qejfin babait, një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vëndin e tij në jetë. Filmi i shkruar sipas tregimit me të njëjtin titull të Dritro Agollit,tregon jetën studentore të Arturit (Kastirot Çaushi),student në degën e pikturës në Institutin e Lartë të Arteve. Arturi është i dashuruar me Mirën (Matilda Makoçi) studente për piano po në Institut. Është fundi i shkollës dhe Mirës i jepet si punim diplome sonata “Apasionata” të Ludvik Van Bethoven .Kjo sonatë bëhet lajtmotiv i dashurisë së dy të rinjve. Me afrimin e fundit të vitit shkollor ,vështirësitë e Arturit për të qenë në një hap me shokët bëhen të pashmangshme dhe e çojnë atë në një konflikt të hapur si me familjen ashtu dhe me Mirën. Ai më në fund e kupton se nuk duhet të ndjekë Institutin për ti bërë qejfin babait të tij, i cili punon në një post me rëndësi në Ministri,por duhet të ndjekë aspiratat tij në jetë. Kjo zgjedhje e Arturit bën që edhe konfliktet të zgjidhen.

BATUTA:
Tak ma beri zemra kur i ndjeva zene erdhe Bilbil, dil nga ana tjeter.

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:
4.6

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]