Apologjetikë
Njëra ndër disiplinat themelore të shkencës teologjike (teologji dogmatike, teologji morale, egzegeza: shpjegimi i shkrimit të shenjtë, etj.) Qëllimi i saj është të arsyetojë e të argumentojë misionin hyjnor të Jezu Krishtit në botë dhe të kishës së tij. Mirëpo, në anën tjetër hyn edhe më gjerë në thelb të problemit, duke mos pasur lidhje drejtpërdrejt me shkencën teologjike, bie fjala probabiliteti dhe mundësia e të njohurit të së vërtetës, të ekzistencës së Zotit. Prandaj, edhe duke sqaruar në tërësi problematikën e fesë, të besimit dhe të të besuarit.
[cite]