ARAPI Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 31 dhjetor të vitit 1907, në fshatin Zajs të Mirditës. Më 20 korrik 1960, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës » dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 16 gusht 1960. U lirua me amnisti, më 29 shtator 1962. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 713.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]