(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1904, në fshatin Rjoll të Shkodrës. Më 6 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor «për krime kundër shtetit, sabotator lufte dhe armik i popullit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale e politike baraz me kohën e ndëshkimit. Më vonë, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 675.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]