ARIFI Man
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë. U dënua si kriminel lufte dhe armik i popullit. Më 6 mars të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Tropojës urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 34, 18 prill 1947, f. 4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]