Artriti reumatoid

A. Njohuri të përgjithshme
1. Artriti reumatoid është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura ‘sëmundje të indit lidhor’.
2. Artriti reumatoid është sëmundje kronike që shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të ashtuquajturit ‘pannus’.
3. Shkaku i artritit reumatoid nuk dihet.
4. Prek femrat 3 herë më shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht ësht 20-40 vjeç.
5. Shpesh pacientët kanë antigjenin HLA-DR4.

B. Shenjat dhe simptomat
1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet metakarpofalangeale dhe interfalangeale proksimale.
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes (ky tipar është i përbashkët me artritet e tjera inflamatore). Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në mëngjes.
3. Shoqërohet edhe me serozit (dmth efuzione pleurale, perikardit), anemi, xhunga nën lëkurë.
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë, etj. Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave.

C. Diagnoza
1. Faktori reumatoid:
a. Është një antitrup i klasës IgM i drejtuar ndaj Fc të IgG.
b. Është i pranishëm në 70%-80% të të prekurve.
c. Mund të shfaqet me vonesë.
d. Nuk është specifik për artritin reumatoid. Rreth 5-10% e pacientëve geriatrikë kanë faktor reumatoid pa pasur artrit reumatoid.
2. Sedimenti është i rritur në më shumë se 90% të rasteve të artritit reumatoid, por nuk është specifik për këtë sëmundje.
3. Në 30-60% të rasteve me artrit reumatoid mund të jenë të pranishëm antitrupat ANA. Në më pak se 5% të të prekurve nga artriti reumatoid mund të jenë të pranishëm antitrupat anti-Ro dhe anti-La.
4. Kur sëmundja është e përparuar, në grafi shihen erozione të kyçeve, ngushtim i hapësirës midis kockave, etj.
4. Diagnoza vendoset klinikisht.

D. Trajtimi
1. Moslëvizja e kyçeve gjatë përkeqësimeve të sëmundjes pakëson inflamacionin e kyçeve. Ushtrimi fizik është i nevojshëm por nuk duhet të bëhet nëse shkakton dhembje brenda 1 ore pas fillimit.
2. E ngrohta ose e ftohta ndihmon duke pakësuar dhimbjen.
3. Antiinflamatorët josteroidë janë barnat kryesore. Pacientja ose pacienti shpesh duhet të provojë disa antiinflamatorë të ndryshëm derisa të gjejë një që jep efekt të pranueshëm.
4. Barna të tjera që mund të përdoren janë kortikosteroidët, metotreksati, leflunomidi, hidroksiklorokina, penicilamina, dhe kripërat e arit.
5. Prek moshat mbi 40 vjeç.
6. Ilaçi më i ri quhet etanercept (remicade), dhe është antitrup monoklonal i drejtuar ndaj TNF-alfa.

D. Prognoza
1. 50-75% e pacientëve me diagnozën e artritit reumatoid “shërohen” brenda dy vjetësh. Këta pacientë zakonisht nuk kanë faktor reumatoid, dhe kanë funksion të mirë të kyçeve.
2. Pacientëve që vijojnë të kenë simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetëve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Ky grup zakonisht ka faktor reumatoid, mbi 30 kyçe të prekura, funksion jo të mirë të kyçeve, dhe simptoma ekstraartikulare. Këta pacientë duhen trajtuar në mënyerë më agresive.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]