ASHIKU Bedrije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1931, në Shkodër. Më 2 mars 1971, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtore për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 740.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]