ASLLANI Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 mars të vitit 1946, në Ferizaj të Kosovës. Që i ri u arratis në Shqipëri. Më 1971 u arrestua, dhe më 30 qershor 1971, Gjykata e Lushnjës e dënoi me 9 vjet heqje lirie për «agjitacion dhe propagandë» (dënim i kombinuar). Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, «uegen», Berat, 1995, f. 103; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, FL. 156.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]