ATA ISHIN KATËR

Ata ishin katër

Viti:
1977

Zhanri:
Luftë, Metrazh i shkurtër

Shteti:
Shqipëri

Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana

Data e Publikimit:

Regjia:
Kujtim Çashku, Esat Musliu

Producent:

Skenari:
Kujtim Gjonaj, Esat Musliu

Muzika:
Sokol Shupo

Aktorë:
● Rezana Çeliku
● Astrit Çerma
● Jani Riza
● Alfred Kote
● Luan Sula
● Fane Bita
● Liza Vorfi
● Andon Qesari
● Antoneta Papapavli

Subjekti:
1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë te partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët. Ngjarjet e filmit zhvillohen në qershor-korrik të vitit 1944. Një komandoje partizane i caktohet një mision në dukje i pa rëndësishëm. Udhëtimi ndërmjet zonave të okupuara nga gjermanët deri në Shtabin Partizan të Qarkut për të mësuar një këngë të re dhe për ta sjellë atë në batalion. Në të vërtetë misioni është një tjetër, dorëzimi në Shtabin Partizan të Qarkut të Rezolutës Kryesore të Kongresit të Përmetit të mbajtur në fundin e qershorit të vitit 1944, por vetëm komandanti i komandos është në dijeni për këtë mision tepër sekret, anëtarët e tjerë të komandos nuk janë në dijeni dhe kjo sjell edhe mungesë të disiplinës partizane nga ana e partizanit Mete Jazo (Jani Riza (Artist i Merituar)). Komandoja partizane e përmbush detyrën me sukses por në përpjekje me nazistët ngelet i plagosur komandanti i saj Ramizi (Astrit Çerma (Artist i Merituar)).

Pamje nga Filmi

Vlerësimi IMDB:
3

Burime, referenca dhe shënime:
Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB

[cite]