ATJANI Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1938, në Mamurras. Më 1 qershor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut », dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Ky vendim mori formë të prerë më 10 qershor 1957. Më 27 nëntor të po atij viti iu fal, me dekret, ¼ e dënimit. U lirua më 25 prill 1962. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 412.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]