AVALEJA (hasa) Anika
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 qeshor të vitit 1939, në fshatin Hoçisht të Korçës. Më 17 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës, e deklaroi fajtore për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, me humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatë së Lartë, më 30 nëntor 1961. U amnistua me dekretin nr. 3603, datë 23 nëntor 1962. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 747.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]