AVDULI Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 4 dhjetor të vitit 1890, në Sarandë. Më 13 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka bërë pjesë në organizatën tradhtare të Ballit dhe ka kryer akte terroriste» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe punë të detyrueshme, humbjen e së drejtës politike për 1 vit kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por më 3 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake modifikoi vendimin e mësipërm, duke e zbritur në 2 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshme, humbjen e të drejtës politike për 1 vit kohe, pa konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 750.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]