AVDULLARI Sadush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 5 tetor të vitit 1908, në fshatin Lin të Pogradecit. U arrestua më 16 gusht 1949. Më 20 mars 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «dhënie informatash një shteti të huaj» dhe e dënoi me 10 vjet burgim dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 752.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]