(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 31 dhjetor të vitit 1918, në Kolonjë. Shkollën e lartë ushtarake e kreu në Itali. U kthye në Shqipëri më 1942. Dezertoi nga ushtria italiane dhe doli partizan. U pushkatua më 5 gusht të vitit 1943 në Selenicë të Pishës, në Ersekë, nga vetë njësia partizane ku bënte pjesë, me urdhër të Komitetit Qarkor të Korçës. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 83, 84-85, 86.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]