AZIZI Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 dhjetor të vitit 1920, në fshatin Polizhan të Beratit. Më 15 mars 1978, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës në bashkëpunim kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Mbi ankimimin e të gjykuarit, vendimi i mësipërm u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 8 prill 1978. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 762.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]