(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 21 gusht të vitit 1930, në Gjirokastër. U arrestua më 1967, dhe më 23 janar të po atij viti, Gjykata e Tiranës e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion dhe propagandë ». U riarrestua pas revoltës në Repartin e riedukimit 303 Spaç (21-23 maj 1973), por çështja kundër tij dhe të pandehurve të tjerë Zef Ashta [shih], Gramoz Spaho [shih] dhe Muho Curro [shih], u pushua për mungesë provash. Në vitin 1981 u internua bashkë me të shoqen, Zyrha Mustën [shih], në fshatin Përcëllesh të Tiranës. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria dhe sot jeton në Itali. Kastriot Dervishi, Revolta e Spaçit 21-23 maj 1973: Si u ngrit flamuri në kamp, në «55», Nr. 140 (4205), E hënë, 24 maj 2010, f. 16; AISKK, F.1, V.2012, D.1, Fl. 119.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit