BABANI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, më 1887. Studimet e larta për drejtësi i kreu në Stamboll. Për një kohë të gjatë punoi si noter në Korçë. U arrestua në prill të vitit 1947, në kuadrin e raprezaljeve të kryera pas gjyqit të «Grupit të Deputetëve». U dënua me vdekje dhe u pushkatua në shkurt të vitit 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]