(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 15 qershor të vitit 1956, në Dibër. Më 1977, Gjykata Ushtarake e Dibrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe «moszbatim urdhëri e shkelje të dispozitave të shërbimit». Por më 1 tetor të po atij viti, çështja ndaj tij u pushua dhe u urdhërua që i pandehuri të mbyllej në spitalin neuropsikiatrik të Elbasanit për mjekim të detyrueshëm. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 445.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]