(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1926, në fshatin Ndreaj- Shosh të Dukagjinit. U arrestua si anëtar i organizatës antikomuniste «Bashkimi Shqiptar», gjyqi kundër anëtarëve të së cilës filloi më 28 janar të vitit 1946. Më 22 shkurt të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Shkodrës e dënoi me vdekje. U ekzekutua më 4 mars 1946, bashkë me At Danjel Dajanin [shih], At Giovani Faustin [shih], At Gjon Shllakun [shih], Mark Çunin [shih] dhe Qerim Sadikun [shih]. Fritz Radovani – de Angeliis, Një monument nën dhé, Melbourne, 2004, II, f. 76-77.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]