BAJRAKTARI Lucë Gjon

BAJRAKTARI Lucë Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Luftëtar antikomunist. Vëlla i Dedë Gjon Bajraktarit [shih]. Udhëhoqi malësorët e Vuklit në Betejën e Brojës kundër forcave partizane të udhëhequra nga Mehmet Shehu, më 7 shkurt 1945. U pushkatua po atë ditë, në vendin e quajtur Buçë, një pyll pranë Vuklit, së bashku me bashkëfshatarin e tij, Lucë Gjo’ Rapuken [shih]. Dr. Luigj Martini, Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit, Shkodër, 2005, f. 247, f. 259.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]